Ekonomi

AKB: Rënia ekonomike, më e madhja në 10 vitet e fundit!

AKB
AKB

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB), përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Kosova ka pësuar rënien më të madhe të GDP në 10 vitet e fundit.

“Kosova ka pësuar rënien më të madhe të GDP në 10 vitet e fundit e sidomos nga ajo sa ishte në vitin 2021 e cila ishte mbi 10 %, edhe pse si AKB kemi paralajmëruar në fillim të vitit që rritja ekonomike për 2022 do të jetë rreth 3 %, dhe për fat të keq paralajmërimet e AKB-së nuk janë marrë parasysh si paralajmërim i saktë dhe kjo vjen si pasoj e ndaljes së investimeve kapitale dhe mos realizimit të buxhetit qe tregon më së miri, se balanci bankar i Kosovës në këtë krizë është mbi 700 milionë euro,  ndërsa në anën tjetër jemi në një krizë ekonomike, e cila po prodhon efekte negative në aspektin ekonomik dhe social të shoqërisë kosovare”, thuhet mes tjerash në këtë postim të AKB.

Tutje, sipas tyre, kanë kërkuar si AKB që të ndërmerren masa për zbutjen e efektit të inflacionit dhe ndikimit në rritjen ekonomike, qysh në muajin mars të vitit 2022, duke reduktuar TVSH, heqjen e akcizës në disa produkte-derivate të naftës, rritja investimeve kapitale publike dhe pako shoqëruese në mbështetje të ekonomisë vendore.

/Shqip.com