Ekonomi

AKB-ja: Rreth 17 mijë të rinj në Kosovë presin nga 5 vjet për t’u punësuar

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka theksuar se brenda një viti, tregut i shtohen rreth 25 mijë persona të aftë për punë.

“Mesatarisht rreth 17 mijë të rinj presin për punë rreth 5 vjet. AKB ka bërë një studim hulumtues për 10 vitet e kaluara rreth tregut të punës në Kosovë, ku mesatarisht punësohen rreth 8 mijë të papunë kurse në tregun e punës shtohen rreth 25 mijë persona të aftë për punë”, ka shkruar AKB-ja në rrjetin social në “Facebook”.

Sipas tyre, Kosova vazhdon të jetë vendi më pagën me të ulët në Ballkan.

“Kosova vazhdon të jetë vendi me pagën më të ulët në Ballkan dhe me natalitetin më të lartë në EU, me këtë trend aktual Kosova rrezikon të mbetet pa të rinjtë dhe pa fuçi punëtore”, ka shkruar AKB-ja.

E, sipas Agjensionit të Statistikave të Kosovës, gjatë muajit korrik 2023, të punësuar me pagë primare ishin 367 780 persona, ku krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak (Korrik 2022, që ishin 359 487), ka rritje për 8 293 persona ose 2.3% të punësuar me pagë primare. Dhe grupmosha me më së shumti të punësuar me pagë primare ishte 25-34.

/Shqip.com