Ekonomi Biznes

AKB: Amnistia fiskale shpëton bizneset e qytetarët nga varfëria

Aleanca Kosovare e Bizneseve ka dal me një reagim pas rritjes së normës së tatimit në pronë nga ana e institucioneve.

Përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare thuhet se amnistia fiskale do të shpëtonte bizneset e qytetarët nga varfëria.

“Amnistia fiskale shpëton bizneset nga falimentimi e qytetarët nga varfëria. Amnistia fiskale e detyrueshëm për bizneset dhe qytetarët e Kosovës ,qeveria e Kosovës mori vendim për zbatimin e rritjes së tatimit në pronë për të gjithë qytetarët e Kosovës por pa dhënë asnjë lehtësirë për ta. AKB i kërkon qeverisë së Kosovës që të shtyn ekzekutimin e tij deri në një moment kur ekonomia dhe standardi jetësor të shënon një rritje reale”, thuhet në reagimin e AKB-së.

Krahas kësaj, thuhet se deri atëherë Qeveria duhet të marr një vendim tjetër lehtësues.

“Deri atëherë qeveria duhet të merr një vendim tjetër lehtësues, Amnisti fiskale për qytetarët dhe bizneset vendore dhe të huaj ku do të përfshihen tatimet dhe taksat pa përjashtim nga dita e Pavarësisë së Kosovës deri në vitin e fundit, ato tashmë kane humbur fuqinë juridike për ti mbledhur, por mbahen në evidenca si borxhe të vjetra e ky është edhe një standard që duhet plotësuar nga EU siq kanë vepruar edhe shtetet tjera. Amnistia fiskale shpëton bizneset nga falimentimi qytetarët nga varfëria e obligimi dhe borxhi e qeveria e Kosovës plotëson vakumin institucional ligjore që pastron evidencën dhe data bazat nga këto borxhe te vjetra”.

Kujtojmë se Ministria e Financave, Punës dhe Transferëve ka thënë se nuk do të ketë ule të tatimit në pronë dhe se norma tatimpaguese do të jetë 100 për qind.

/Shqip.com