Sport Ndërkombëtar

Akanji synimi i Pep Guardiolas

Për shkak të problemeve të shumta me lëndime në qendër të mbrojtjes, Pep Guardiola kërkon ta përforcoj këtë repart.

Sipas BBC, Manchester City është në bisedime të avancuara me Borussia Dortmund për nënshkrimin e mbrojtësit zviceran Manuel Akanji.

Asnjë marrëveshje për Akanji nuk është arritur, por 27-vjeçari ka të ngjarë të kushtojë rreth 15 milionë funte.

Akanji, i cili iu bashkua Dortmundit nga Basel në vitin 2018, ka hyrë në vitin e fundit të kontratës së tij.

Me Aymeric Laporte dhe Nathan Ake të dy të lënduar, trajneri i Cityt, Pep Guardiola mendon se ka nevojë për një tjetër qendërmbrojtës.

Akanji ka luajtur 158 herë për Dortmundin, duke i ndihmuar ata në Kupën e Gjermanisë 2021 së bashku me sulmuesin e tanishëm të Cityt, Erling Haaland.

Ai ende nuk ka luajtur këtë sezon për klubin e Bundesligës./Shqip.com