Kulturë

Akademik Sabri Hamiti në ASHAK paraqet trajtesën “Britanikët për letërsinë shqipe”

Akademik Sabri Hamiti në ASHAK paraqet trajtesën "Britanikët për letërsinë shqipe"
Akademik Sabri Hamiti në ASHAK paraqet trajtesën "Britanikët për letërsinë shqipe"

Sot po mbahet Konferencë shkencore në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës (ASHAK): Studimet për shqiptarët në Britaninë e Madhe dhe në vendet e Evropës Veriore.

Në kuadër të kësaj Konference, Akademik Sabri Hamiti ka paraqitur trajtesën “Britanikët për letërsinë shqipe“.

Në vazhdim, po e botojmë një pjesë të kësaj trajtese.

Akademik, Sabri Hamiti

Akademik Sabri Hamiti “Britanikët për letërsinë shqipe”

Kjo trajtesë merr në shqyrtim tekste të autorëve britanikë lidhur me letërsinë shqipe dhe përtej saj, të cilat tekste shfaqen në trajta të ndryshme: artikuj enciklopedikë, trajtesa historike – letrare – kulturologjike, ese në mes të dëshmisë e shqyrtimit, dëshmi e kujtime, dekriptime letrare-kulturore.

Autorët Peter R. Prifti, historian, Stjuart Man, albanolog, Noel Malkolmi, historian, Xhon Hoxhson, filolog e përkthyes, dhe Xhejms Xhojs, shkrimtar; seicili në mënyrën e vet jep rriska të njohjeve të botës letrare shqiptare, duke u nisur nga informata elementare të kësaj bote, duke kontaktuar me të, edhe si udhëtim për zbulim të së panjohurës.

Njohja e letërsisë shqipe nga britanikët i përket më shumë Rastit sesa Dukurisë. Rezultantja e kësaj njohjeje është kur rasti e përcakton dukurinë, që do të thotë edhe Diturinë.

Evidencat tona, pra, u përkasin rasteve: rasti i Peter Priftit (Peter R. Prifti, Encyclopaedia Britannica); rasti i Stjuart Manit (Stuart E. Mann, Albanian Literature, 1955); rasti i Noel Malkolmit (Noel Malcolm, Rebels, Believers, Survivors: Studies in the History of the Albanians, 2020); rasti i Xhon Hoxhsonit (John Hodgson, E ardhmja në të kaluarën: Kujtime të Kosovës, 2021); rasti i Xhejms Xhojsit (James Joyce, Finnegans Wake, 1939), nëpërmjet Ibrahim Rugovës e Muhamet Hamitit.

/Shqip.com