Kulturë

Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës boton librin dedikuar kompozitorit Çesk Zadeja

Në 95 vjetorin e lindjes së kompozitorit Çesk Zadeja, në Akademinë e Artit në Tiranë u promovua libri monografik ”Çesk Zadeja në muzikën shqiptare”.

Libri i autorit Vasil Sofokli Tole, është botim i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

“Ngërthen në vete trashëgiminë artistike që Çesk Zadeja la pas vetes, ndërsa përmban të dhëna historike, familjare kushtuar jetës dhe veprimtarisë së kompozitorit, po ashtu një përmbledhje të veprave të tij”, thuhet në njoftimin e MKRS-së.

Sipas njoftimit, në këtë ceremoni përkujtimore, kompozitori Çesk Zadeja po ashtu u vlerësua me titullin “Nder i akademisë”, për kontributin që ka dhënë në muzikë.

Të pranishëm në këtë ngjarje ishin, kryetari i Akademisë së Shkencave në Shqipëri, Skender Gjinushi, kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve në Kosovë, Mehmet Kraja, nënkryetari i Akademisë së Shkencave në Shqipëri, Vasil Sofokli Tole, këshilltari i ministrit Çeku, Liburn Jupolli, studiues, kompozitorë e artdashës.

Përurimi i librit u organizua nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhe Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës./Shqip.com