Kulturë

Akademia e ndalon Will Smith nga Oscars për 10 vjet

Aktori, Will Smith

Bordi i Guvernatorëve për Akademinë e Arteve dhe Shkencave të Filmit të premten morën vendimin për masat disiplinore ndaj Will Smith.

Will Smith goditi me shuplakë komedianin Chris Rock gjatë ceremonisë së 94-të të Oscars dhe votoi për të ndaluar Smithin nga të gjitha ngjarjet e Akademisë, duke përfshirë Oscars për 10 vite.

“Edicioni i 94-të i Oscars, ishte menduar të ishte një festë e shumë individëve në komunitetin tonë që bënë punë të jashtëzakonshme vitin e kaluar, megjithatë, ato momente u lanë në hije nga sjellja e papranueshme dhe e dëmshme që pamë Smith të ekspozonte në skenë”, thuhet në deklaratën e Oscars.

“Sot, Bordi i Guvernatorëve thirri një takim për të diskutuar se si t’i përgjigjet veprimeve të Will Smith në Oscar, përveç pranimit të dorëheqjes së tij.”

“Bordi ka vendosur, për një periudhë 10 vjeçare nga 8 Prilli 2022, Z. Smith nuk do të lejohet të marrë pjesë në asnjë ngjarje apo program të Akademisë, personalisht ose virtualisht, duke përfshirë, por pa u kufizuar në Çmimet e Akademisë”.

Tutje, Akademia ka shprehur mirënjohje për Rock, për ruajtjen e qetësisë së tij në rrethana të jashtëzakonshme.

Ndërkaq, Akademia tha se vendimi për Smith është gjithashtu një hap drejt një qëllimi më të madh për të mbrojtur sigurinë e interpretuesve dhe të ftuarve si dhe rikthimin e besimit te Akademia.

Akademia filloi procedurat zyrtare disiplinore më 30 mars dhe fillimisht caktoi një mbledhje të bordit për 18 prill për të marrë ndonjë masë disiplinore. Megjithatë, në dritën e dorëheqjes së anëtarësimit të Smith nga Akademia më 1 prill, presidenti i Akademisë David Rubin e zhvendosi mbledhjen për të premten.

Smith sulmoi Rockun pasi komediani bëri një shaka për kokën e rruar të Jada Pinkett Smith. Pinkett Smith ka folur publikisht për luftën e saj me rënien e flokëve për shkak të alopecisë. Smith i kërkoi falje Rock në një postim në Instagram një ditë pas incidentit.

Kur u njoftuan procedurat disiplinore, Akademia tha në një deklaratë se Smith refuzoi të largohej nga ceremonia, diçka që burime të shumta e kanë hedhur poshtë.