Sport Shqiptar Ajzeraj për Shqip.com ka thënë se nuk ka favorit në finale

Ajzeraj: Hyjmë për fitore kundër Llapit

Fituesi i Kupës përcaktohet sot.

Drita dhe Llapi do të luftojnë në “Fadil Vokrri”, për të ngritur trofeun e lakmuar.

Me Superligën që ka përfunduar fokusi i vetëm i të dyja skuadrave është ndeshja e sotme.

Futbollisti i Dritës, Almir Ajzeraj, për Shqip.com ka thënë se në fushën e gjelbër Drita kërkon vetëm fitore.

“Pritshmërit janë maksimale, hyjmë 100 për qind vetëm për fitore. Jemi përgatitur maksimalisht, kemi analizuar në detaje pikat e forta dhe të dobëta te Llapit dhe besoj qe do mbrohemi mirë dhe do shfrytëzojmë pikat e dobëta të tyre”, tha ai.

May be an image of 5 people, people playing football, people standing and outdoors

Pavarsishtë kësaj ai shtoi se në finale nuk ka favorit.

“Finalja është vetëm një ndeshje dhe në këto ndeshje nuk ka favorit. Qëllimi im i vetëm është që të jap maksimumin dhe në fund të fitoj ekipi sepse grupi mbi te gjitha”.

May be an image of 4 people, people playing football, people standing and grass

Ekipet respektive tashmë kanë siguruar pjesëmarrjen në garat europiane dhe luajnë për krenari.

Gjilanasit, që nuk dijnë të prekin këtë trofe qysh nga viti 2001, hyjnë në fushë me shpresën që ta thyejnë ‘mallkimin’ ashtu si në vitin 2018 kur fituan Superligën pas 15 vitesh pritjeje.

Llapjanët nga ana tjetër, kanë kujtime të freskëta në këtë kompeticion, pasi e ngritën trofeun vitin e kaluar.

Përballja mes dy gjigantëve të futbollit kosovar fillon në ora 20:00./Shqip.com