Rozë

‘Ajo lojë ka tre luanë të vërtetë’, Bledi Mane tregon kë sheh në finalen e ‘Big Brother VIP’

Gazetari, Bledi Mane ka vendosur të martën që të largohet vullnetarisht nga shtëpia e Big Brother VIP Albania.

Bledi tha se ka vendosur të largohet për hire të dashurisë së Kiarës dhe Luizit.

Ai ishte së fundmi në një lidhje telefonike për “Top Albania Radio”, ku tregoi dhe se kë shikon në finale.

“Ajo lojë ka tre luanë të vërtetë, Maestro, Luizi dhe Olta. Uroj me gjithë shpirt që të tre ti shoh në finale ndoshta do të kemi surpriza me ndonjë lojtar të ri. Ata të tre kanë energjinë dhe janë karaktere me gjithë mëkatet dhe meritat e tyre. Ata janë tempi i asaj shtëpie, i pafsha në finale, fituesin nuk e di”, u shpreh Bledi.

Ndërsa, dje gjatë ditës është larguar edhe Valbona Mema, e cila tha se një familjare e saj është e sëmurë.

/Shqip.com