Rozë

“Ajo çikë po më habit, çdo ditë po më lë gojë hapur”, Mihrija bën deklaratën e fortë për nusen e djalit

Djali i Mihrije Brahës dhe Naim Abazit të shtunën që lamë pas i ka dhënë fund beqarisë.

Ai u fejua me vajzën e quajtur Tringa, me të cilin ishin bashkë për një kohë të gjatë.

Gjatë ceremonisë nuk munguan fotot që çifti, familjarët dhe të ftuarit ndanë në rrjetet sociale.

Së fundmi Mihrija ishte e ftuar në emisionin “Chat Room” në KTV ku foli edhe për raportin me nusen e djalit.

Mihrija tregoj se nusja e djalit të saj po e habit dhe po e lë “gojëhapur”.

“Ajo nuk e sheh anën materiale, kur bleu unazën e fejesës, i thash më të shtrenjtën, por ajo e zgjodhi një të thjeshtë, të lirë. Nuk e di, ajo çikë po më habit, çdo ditë po më lë gojë hapur”, tha ajo.

Ndër tjerash ajo tregoj se Tringa ka shkruar 6 romane deri tani.

“Përveç sjelljes së mirë, ajo ka shkruar edhe 6 romane. Deri tash nuk ka vërejtje, më befason gjithmonë për të mirë”, shtoi tutje ajo.

Pëndryshe, Platori është djali i vetëm i këngëtarëve./Shqip.com