Sport Ndërkombëtar

Ajax i jep “dritë të gjelbër” Ten Hagut – për Unitedin

Erik ten Hag

Është një nga trajnerët më modern në stilin e lojës që e aplikon.

Një trashëgimtar i filozofisë së Johan Cruyff, holandezi Erik ten Hag ka bërë Ajaxin një nga klubet me futbollin më të mirë në Evropë dhe jo vetëm.

Ai do t’i bashkohet Manchester Unitedit në fund të sezonit, raporton Fabrizio Romano.

Sipas tij, klubi anglez është i gatshëm të mbajë bisedime direkte me drejtuesit e Ajax, për të kompletuar lëvizjen e tij në “Old Trafford”.

Kampionët e Holandës tashmë e dijnë që 52 vjeçari ka pranar kushtet e kontratës së “Djajve të Kuq” dhe klauzola dy milionëshe nuk duket të jetë problem.

Ten Han pritet të zëvendësojë Ralf Rangnickun që nuk ka përmbushur pritshmëritë e United.

Tekniku holandez erdhi në dhjetor të vitit 2017 në stolin e kryeqytetasve dhe deri më tani ka zhvilluar 209 ndeshje.

Ralf Rangnick

Kurse, këtë edicion në të gjitha garat skuadra e tij në 42 paraqitje ka 33 fitore, katër barazime dhe pesë humbje.

Nga ana tjetër, Manchester United gjenden në vendin e shtatë në tabelë me 51 pikë të arkëtuara, duke rrezikuar kështu biletën e Ligës së Kampionëve për sezonin e ardhshëm. /Shqip.com