Lajme

AIP: Mos të publikohen listat me të dhënat personale të veteranëve të UÇK-së, është shkelje ligjore

Veteranët e UÇK-së.

Agjencia për Informim dhe Privatësi ka bërë thirrje që mos të publikohen listat me të dhënat personale të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Përmes një komunikate për media AIP ka vlerësuar se publikimi i të dhënave të veteranëve është shkelje ligjore.

“Agjencia, Agjencia për Informim dhe Privatësi ,si autoriteti i vetëm i mandatar me Ligjin Nr.06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale për mbikëqyrjen e legjitimitetit të përpunimit të të dhënave personale, konstaton se publikimi i listave të cilat përmbajnë të dhëna personale që e identifikojnë subjektin e të dhënave në këtë fazë, pa pasur një vendim përfundimtar të organeve të drejtësisë, përbën shkelje të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, thuhet në njoftimin e AIP-it.

AIP tha se “institucionet përkatëse, të cilat i kanë përpunuar këto të dhëna duhet të ndërmarrin masat e nevojshme ligjore për të mos cenuar të dhënat e personale të individëve”.

“OVL e UÇK-së, ka të drejtë të përpunoj të dhëna personale të anëtarëve të saj për qëllime të qarta dhe legjitime duke ju përmbajtur parimeve të përpunimit të të dhënave, duke ndërmarr të gjitha masat e duhura organizative për ruajtjen dhe sigurinë e tyre, si dhe duke mos lejuar qasjen e paautorizuar të personave tjerë”.

Kjo thrrje e AIP-it iu është drejtuar të gjitha institucioneve, mediave të shkruara dhe elektronike dhe qytetarëve./Shqip.com