Sport Shqiptar

Aida Palko – “MVP” e xhiros së pestë në Ligën Unike

Aida Palko

Liga Unike i ka ka mbyllur perdet për vitin 2021.

Në xhiron e pestë  të sezonit vjeshtor, Aida Palo është zgjedhur “MVP” .

Basketbollistja e Partinzait ishte fenomenale ndaj Tiranës – duke qenë më meritorja për fitoren e skuadrës së saj.

Palo shënoi 40 pikë, asistoi shtatë herë, ndërsa regjistroi edhe plot 22 kërcime. Pas kësaj ndeshje nuk kishte më dyshime se kush e pati performancën më të mirë të kësaj jave.

Ndeshje të mirë zhvilloi edhe bashkëlojtarja e saj, Dajana Baraj. Baraj ishte autore e 21 pikëve, pesë kërcimeve dhe nëntë asistimeve.

Mund të jetë një imazh i 2 persona, top dhe teksti
Statistikat e Aida Palko

Basketbollistet më të dalluara të xhiros së pestë

Aida Palko (Partizani) 40 pikë, 22 kërcime, 7 asistime.

Obryan Michelle (Flamurtari) 16 pikë, 16 kërcime, 10 asistime.

Valbona Bytyqi (Penza) 24 pikë, 3 kërcime, 4 asistime.

Rael Whitsitt (Penza) 20 pikë, 19 kërcime, 3 asistime.

Dajana Baraj (Partizani) 21 pikë, 5 kërcime, 9 asistime. /Shqip.com