Rozë

Aida Doçi: Kam përjetuar depresion në kohën e martesës

Aida Doçi dhe Naser Qeli

Këngëtarja e njohur shqiptare, Aida Doçi, ka bërë bujë të madhe në media për martesën me menaxherin e saj, Naseri Qeli.

Ajo së fundi ka qenë e ftuar në një nga kronikat e emisionit “Prive”, ku është përgjigjur në 50 pyetje rreth jetës së saj private dhe asaj personale.

Doçi u pyet nëse ka përjetuar ndonjëherë në jetën e saj depresion – duke dhënë një “Po” si përgjigje të menjëhershme.

Ajo ka treguar së në kohën kur është martuar e ka përjetuar depresionin por tashmë e ka kaluar.

“Po, në kohën kur unë jam martuar. Faktikisht, shkaku kryesor ka qenë prej mediave që dinë nganjëherë t’i rrisin gjërat, por shyqyr Zotit e kam tejkaluar. Unë besoj shumë në Zot edhe e njoh veten më së pari edhe e kam tejkaluar”, ka thënë Aida.

Ajo po ashtu ka treguar se në puthjen e parë nuk ka pasur siklet pasi që ishte me personin që e donte.

Aida gjithashtu ka treguar që shumë shpejtë do të hap një biznes të ri që fokus i ka femrat.

Këngëtarja përndryshe u martua në tetor të vitit të kaluar me biznesmenin dhe aktorin Naser Qeli dhe martesa e tyre u komentua shumë në media dhe rrjetet sociale atë kohë./SHQIP.com