Sport Shqiptar

“Ai ishte një në një milion”, motra tregon bisedën e fundit me Dwamena, humb ndjenjat në emision

Disa ditë pas ngjarjes tragjike ku lojtari i Egnatias, humbi jetën në fushën e blertë shkaku i një arresti kardiak, kanë folur për herë të parë familjarët e lojtarit nga Gana.

Dy motrat e tij kanë dhënë një intervistë për televizionin e këtij vendi, “Onua TV” në Ganë që kishte siguruar një intervistë me motrën e Dwamenas.

Në Maakye show, Yvonne Ama Dwamena gjen me vështirësi forcën për të thënë disa fjalë.

“Ai ishte një në një milion. Vëllai im ishte gjithçka. Ai ishte një shpirt i përulur”, dëgjohet Ama teksa thotë mes lotësh.

“Ai më tha se kishte një ndeshje të shtunën, kështu që më telefonoi sërish të enjten dhe unë i urova atij më të mirën. I thashë nënës dhe ajo i uroj më të mirat gjithashtu. Të shtunën, nëna më telefonoi dhe më tha që të shikoja lajmet në ‘Facebook’ për të konfirmuar nëse ishte e vërtet apo jo”.

Mirëpo, intervista e saj u ndërpre, shkaku i gjendjes së rënduar psikologjike.

E njëjta është dërguar nga stafi i televizionit në spitalin më të afërt.

/Shqip.com