Lajme

Ahmeti takohet me Grenellin, flasin edhe për dialogun Kosovë-Serbi

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, është takuar me ish-emisarin amerikan, Richard Grenell, në Shkup.

Ahmeti tha se me të foli për dialogun Kosovë-Serbi dhe se erdhën në përfundim se vetëm njohja e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë do të sillte paqen në rajon.

“Mbrëmë në Shkup takova z. Richard Grenell, ish i dërguar special i ish Presidentit Amerikan Trump për dialogun Kosovë – Serbi si dhe ish shef i shërbimit kombëtar amerikan të inteligjencës. Në takim diskutuam për zhvillimet në rajon, në veçanti midis Prishtinës dhe Beogradit dhe bashkërisht konkluduam që normalizimi i marrëdhënieve nëpërmjet të njohjes së ndërsjellë do të sillte paqe të qëndrueshme në tërë rajonin”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Mbrëmë në Shkup takova z. Richard Grenell, ish i dërguar special i ish Presidentit Amerikan Tramp për dialogun Kosovë – Serbi si dhe ish shef i shërbimit kombëtar amerikan të inteligjencës.

Në takim diskutuam për zhillimet në rajon, në veçanti midis Prishtinës dhe Beogradit dhe bashkarisht konkluduam që normalizimi i marrëdhënieve nëpërmjet të njohjes së ndërsjellë do të sjellte paqe të qëndrueshme në tërë rajonin.

Gjithashtu folëm edhe për procesin në Hagë ndaj ish Presidentit Hashim Thaçi dhe luftëtarëve të tjerë të lirisë që po mbahen në një proces të stërzgjatur padrejtësisht.

Z. Grenell më njoftoi që asnjëherë, me asnjë lider politik të rajonit nuk ka diskutuar mundësinë e përfolur mediatikisht për shkëmbim territoresh midis Kosovës dhe Serbisë, gjë që u mirëprit nga unë.

/Shqip.com