Lajme

Ahmeti: Qeveria duhet të vendos edhe ndonjë tavan për çmimin në kafe se “shumë” po fitojnë gastronomët

Kyretari i Prishtinës, Shpend Ahmeti

Ish-kryetari i Komunës së Prishtinës ka komentuar vendimin e fundit të Qeverisë së Kosovës që lokalet tash e tutje duhet që konsumatorëve duhet t’iu shërbejnë ujë të çeshmes.

Përmes një reagimi në Tëitter, Ahemit ka kërkuar nga Qeveria të vendos edhe për çmimin e kafës.

“Qeveria paska vendos që gastronomia detyrimisht duhet me shërby ujë të çeshmes çdo konsumatori që ulet në tavolinë. Edhe naj tavan të çmimit në kafe se “shumë” po fitojnë”, ka shkruar Ahemti.

Qeveria e Kosovës ka miratuar një rregullore përmes së cilës obligohen të gjitha objektet e gastronomisë të ju ofrojnë klientëve ujë të pijshëm përmes i cili rrjedhë nga rubineti.

Kjo rregullore parasheh që të gjithë klientët të kenë qasje në ujë të pijshëm në restorante, kafene dhe bare.

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi tha në mbledhjen e sotme të Qeverisë tregoi rastet kur pronari i objektit të gastronomisë obligohet ta furnizojë me ujë klientin.

Objektet e gastronomisë duhet të pajisen me certifikatë të cilësisë së ujit, nga Institutit i Shëndetësisë Publike dhe ta ekspozojnë atë në lokale./Shqip.com