Ahmeti prezanton dosjet e ilegales shqiptare
Publikuar:
(11.03.2023 17:15:22)
Nën përkujdesjen e kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti sot u bë prezantimi i dosjeve të ilegales shqiptare të periudhës 1945-1999, “Ilegalja shqiptare – pararendëse e rrënimit të Jugosllavisë”.
Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti duke shpjeguar për këtë periudhi tregoi se gjeneralët shqiptarë ishin të njoftuar hollësisht saqë dinin edhe foletë e dallëndysheve në kazermat e Jugosllavisë.
“Gjeneralët që na jepnin mësimnga Shqipëria dinin edhe foletë e dallëndysheve në kazermat e Jugosllavisë dhe ne i kemi ditë të gjithë dallëndyshet bashkëpunëtorë të UDB-ës që janë dhe çdokush që fluturonte në çdo aeroport të Europës mbrenda 24 orësh ne e dinim ku është dhe çka bën”, tha Ahmeti.
/Shqip.com