Lajme

Ahmeti për vizitën e Kurtit në SHBA: Ndoshta do të ketë takime, por deri tani mungesa e tyre është lajm i keq

Albin Kurti dhe Shpend Ahmeti.

Ish-Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka komentuar vizitën e Kryeministrit, Albin Kurti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ahmeti përmes një postimi në Tëitter ka kritikuar Kurti se nuk ka realizuar ndonjë takim me zyrtarët e lartë të Shtëpisë së Bardhë.

“Kam shpresuar se kthimi i KM në SHBA do të ishte dëshmi për skeptikët në lidhje me marrëdhëniet e tij me politikën amerikane. Ndoshta do të ketë takime, por deri tani mungesa e tyre është lajm i keq. Si qytetar i Kosovës kam dëshirë që KM im të pritet në nivelin më të lartë”, ka shkruar Ahmeti.

Derisa vizita e të parit të qeverisë së Kosovës në SHBA po vazhdon, në Kosovë Albin Kurti po kritikohet për mungesë të takimeve të rëndësishme.

Deri tani Kurti nuk ka realizuar ndonjë takim me zyrtarët e lartë të Shtëpisë së Bardhë./Shqip.com