Lajme

Ahmeti për Shqip.com: 4 persona lëndohen në aksidentin Prishtinë-Podujevë

Ilustrim
Ilustrim

Katër persona kanë pësuar lëndime trupore në një aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Podujevë, konkretisht në vendin Lupç.

Zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, për Shqip.com, tha se në aksident janë përfshirë dy automjete.

“Sot rreth orës 12:30, kemi pranuar informatën për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën Prishtinë -Podujevë. Në aksident janë përfshirë dy automjete, ku katër persona kanë pësuar lëndime trupore”, tha Ahmeti për Shqip.com.

Tutje, ajo ka thënë se, njësia rajonale e trafikut po merret me rastin.

/Shqip.com