Lajme

Ahmeti për qenin që sulmoi mjekët të QKUK-ja: A ja kanë dhënë 48 orë paraburgim?

Shpend Ahmeti & Përparim Rama

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar pas deklaratës së kryetarit të tanishëm të kryeqytetit, Përparim Rama se qeni që ka sulmuar mjekët në QKUK është dërguar në mbajtje.

Ahmeti përmes një postimi ka pyetur se a është hajgare kjo dhe a ja kanë dhënë 48 orë paraburgim.

“Qeni në mbajtje që i ka sulmuar mjekët. A ke hajgare që kjo? A ja kanë dhënë 48 orë paraburgim (a 7 orë me kohë të qenve). Edhe ai qeni topall te QKUK a është intervistu?”, ka shkruar Ahmeti.

Qeni që sulmoi tre mjekë në Qendrën Klinik dhe Universitare të Kosovës, është zënë dhe është dërguar në mbajtje.

Kështu ka bërë të ditur, Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama i cili  ka folur për problemin e qenve endacakë, duke thënë se pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme për këtë çështje në kryeqytet, janë duke u përpjekur për të bërë zgjidhje.

“Më vjen keq për rastin që ka ndodhur me mjekët e QKUK-së. Faktikisht, aty veçse është zënë qeni dhe është parë që s’ka qenë i trajtuar. Ka ardhur prej dika dhe tash ai është në mbajtje dhe në bazë të proceseve ligjore do të trajtohet si i tillë”, ka thënë Rama./Shqip.com