Lajme

Ahmeti kujton vitin 2013 kur me Kurtin kishin qëndruar 10 ditë në SHBA

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka kujtuar kohën kur së bashku me Kryeministrin, Albin Kurti në vitin 2013 kishin vizituar Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ahmeti, përmes një postimi në Twitter, ka bërë të ditur se së bashku me Kurtin kishin qëndruar afër 10 ditë në SHBA dhe kishin vizituar gjashtë shtete.

“Në vitin 2013 bashkë me Albinin dhe Visarin patëm vizituar SHBA-të. Kemi qëndruar afër 10 ditë dhe kemi vizituar 6 shtete. Kemi takuar kongresistë e senatorë, edhe State Dep. Kemi mbajt ligjërata në universitete dhe kemi bërë homazhe te varret e Nolit e Konicës”, ka shkruar Ahmeti.

Kryeministri Kurti është duke zhvilluar vizitë zyrtare në SHBA, ku sot është dita e 16 e tij në këto shtete.

Gjatë kësaj vizite, Kurti është takuar me kongresmen, senatorë, bashkatdhetarë, studentë etj./Shqip.com