Sport Shqiptar

Agyare përforcimi më i ri i Drenicës

Skuadra e Drenicës e ka konfirmuar përforcimin e më të ri të skuadrës.

Bëhet fjala për qendërmbrojtësin, Benjamin Agyare, i cili së fundmi ishte pjesë e Dritës.

Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

“Qendërmbrojtësi, Benjamin Agyare, është përforcimi më i ri, i cili tashmë është i gatshëm për të ndihmuar ekipin që nga ndeshja e radhës”, thuhet në njoftim.

Ai do t’i bashkohet Drenicës vetëm në formë të huazimit.

Drenica pas tri ndeshjeve të zhvilluara në edicionin e ri ka dy humbje dhe një barazim dhe gjendet në vendin e parafundit./Shqip.com