Sport Ndërkombëtar

Aguero: Nuk shikoj më futboll, më frikëson

Sergio Aguero u detyra ta lërë futbollin më herët se sa parashikohej.

Ish-ylli i Manchester Cityt ka folur për vështirësitë që po kalon pas pensionimit të hershëm.

Ai e ka pranuar se dëshiron të shikojë dhe të luajë futboll, por është shumë i frikësuar pas problemeve në zemër që ka kaluar.

“Sot dua të luaj, por jam i frikësuar. Jam stërvitur gjatë gjithë jetës sime në maksimum dhe në gara të mëdha. Nuk shikoj futboll apo lajme, nuk më intereson çfarë po ndodh. Ndonjëherë kam dëshirë të rikthimi në fushë, por e di që është diçka që nuk mund ta bëj”.

Për shkak të problemeve me zemrën, argjentinasi e kishte lëshuar fushën e gjelbër në ndeshjen kampionale që Barcelona e zhvilloi kundër Alavesit, me 30 tetor.

Klubi katalunas kishte njoftuar se ai ishte shtruar në spital për një ekzaminim të zemrës.

Pas disa vizitave mjekësore dhe trajtimit të mëtutjeshëm, mjekët e këshilluan sulmuesin se nuk duhet të luajë më futboll.

Aguero, kishte zbarkuar në “Camp Nou” në afatin kalimtar të verës, si transfer i lirë.

Përfundimi i karrierës e gjeti më këto statistika: 786 ndeshje, 426 gola dhe 118 asistime./Shqip.com