Aguero largohet për shkak të problemeve shëndetësore, Barca po barazon ndaj Alavesit

Ka përfunduar me barazim pa gola, pjesa e parë në ndeshjen Barcelona-Deportivo Alaves.
Katalunasit e kishin posedimin e topit dhe krijuan më shumë raste shënimi, por nuk e gjetën rrugën për te goli, shkruan Shqip.com.
Një moment që e mori vëmendjen e këtij takimi ishte, largimi i Kun Agueros nga loja, për shkak që kishte probleme me frymëmarrje.
Sulmuesi argjenitas duket që pati një shqetësim në gjoks, ndërsa në vend të tij u inkuadura Philipe Coutinho.
Barca është duke e zhvilluar një lojë të fokusuar në repartin e mesfushës, por nuk po janë konkret në zonën e kundërshtarëve.
Rreziku kryesor në këtë pjesë erdhi nga Memphis Depay, i cili plasoi një goditje të fortë, që u ndal nga portieri i kundërshtarëve
Me këtë rezultat, blaugranët ngriten në pozitën e nëntë, me 16 pikë../Shqip.com