Sport Ndërkombëtar

Aguero e krahason Haalandin me Messin e Maradonan

Sergio Aguero beson se Erling Haaland ka potencialin të jetë Lionel Messi i gjeneratës së ardhshme.

Ish-sulmuesi i Argjentinës beson se norvegjezi do të vazhdojë të thyejë rekorde.

I pyetur nëse ka parë ndonjëherë lojtar si Haalnd, Aguero ka thënë se sulmuesi i Manchester Cityt është një talent i madh dhe e ka vënë atë në të njëjtën kategori së bashku me disa prej legjendave të sportit si legjenda e Brazilit Ronaldo, Lionel Messi, Diego Maradona dhe Robert Lewandowski.

“Secila epokë zakonisht ka dy ose tre lojtarë me atë aftësi – dhe zakonisht me stile të ndryshme. Diego [Maradona], Romario, Lewandowski, [Zlatan] Ibrahimovic dhe Leo, natyrisht! Secili kishte dhuntinë e vet, por të gjithë ishin golashënues të jashtëzakonshëm. Duke folur në mënyrë specifike për Haaland-in, ai ka një instinkt të veçantë për gola, gjë që e bën atë shumë të rrezikshëm. Ai ka gjithçka për të vazhduar me statistika fantastike, veçanërisht duke qenë pjesë e një ekipi me prirje sulmuese si City. Kjo nga ana tjetër do të thotë shumë mundësi për të shënuar. Ai është i ri dhe ka shumë potencial për të vazhduar të thyejë rekorde. Çelësi për këtë, sigurisht, do të jetë qëndrueshmëria”, tha ai.

Haaland ka qenë në formë të pandalshme që kur iu bashkua Cityt në verë dhe tashmë ka shënuar 20 herë në vetëm 13 paraqitje në të gjitha garat.

Ai është golashënuesi më i mirë në Premier League me 15 gola dhe gjithashtu udhëheq garën për këpucën e artë të Champions League me pesë gola.

Pasi shënoi kundër Southampton të shtunën, ai u bë lojtari më i shpejtë që ka shënuar 15 gola në ligën e parë të Anglisë.

Erling Haaland

Ai gjithashtu ka bërë histori duke regjistruar hat-trick në tre ndeshje të njëpasnjëshme në shtëpi për Manchester City.

/Shqip.com