Rozë

Agravon situata në studio, djemtë gati të rrahën njëri me tjetrin

Perputhen

Alesja vijoi edhe në këtë puntatë të Për’puthen me akuza të forta ndaj Rrushes dhe Astritit.

Kjo pasi sipas saj Astriti ka tentuar që të këtë diçka më tepër.

“Astriti më është afruar shumë, në makinë kur më çonte për në shtëpi”, u shpreh Alesja, duke sjellë shumë reagime në studio.

Ajo madje vazhdojë me akuza duke akuzuar se ata kanë pasur diçka jashtë.

Këto akuza u hodhën poshtë nga Rrushja, duke theksuar se Astriti nuk është i dashuri i saj, por vetëm pëlqimi.

“Sa më shumë takime bëjnë këta aq më shumë më shtohet dyshimi mua që kanë pasur diçka jashtë programit. Ata të dy kanë një ngërç me njëri-tjetrin. Se di por janë të dyshimtë”, tha Alesja.

Pas kësaj ka ndërhyre edhe Laureta dhe me pas Neritani duke debatuar ashpër.

Kjo ndikojë që të reagojë edhe Astriti, i cili u ngite për tu përplasur me Neritanin, por u nda nga konkurrentët./SHQIP.com