Rozë

Agon Amiga flet për sherrin me Noizyn ku ishin të përfshirë edhe Ledri Vula dhe Getoar Selimi, tregon si u rrahën në aeroportin e Zurichit

Baba Stars dhe OTR

Baba Stars dhe OTR janë dy grupet më të mëdha të repit shqiptare.

Ata ndër vite edhe kanë pasur probleme në mes veti.

Madje në një nga këto sherre, ka mbetur i plagosur reperi nga Durrësi, Noizy.

Mirëpo përveç kësaj bujë të madhe ka bërë edhe një përleshje që kanë pasur në aeroportin e Zurichit.

Për këtë histori së fundmi ka dhënë detaje edhe ish-anëtari i BabaStars, reperi Agon Amiga në një ‘live’ të zhvilluar në rrjetet sociale me Kozakun.

Ai tha se në këtë sherr e pranishme ishte edhe Dafina Zeqiri.

“Ishim në aeroplan për Zurich, nuk e dija që ishte edhe Noizy, dhe duke dal nga aeroplani po më thotë Geti edhe Noizy është këtu, ishin edhe Ledri, Visari (Skivi), unë mbeta i fundit dhe doja ta takoja, duke ecur vjen Noizy përball meje dhe po e shikoja, dhe po i them më njeh, më tha më dukesh fytyrë e njohshme, dhe i thash të tregoj sa të dalim nga aeroporti.

Noizy ishte vet i dyti, ka qenë edhe Dafina Zeqiri me Ledrin, dhe ky i fundit e godet menjëherë Noizyn, u rrahëm dhe më pas na zunë policia, Geti e kërkonte zinxhirin e tij, si ka mbërri Noizy në hotel ka postuar pamje me zinxhir të Getit me vete duke pyetur fansat se a e din kujt i takon ky zinxhir”, ka treguar Agon Amiga.

Ndryshe, tashmë Noizy dhe Ledri kanë raporte shumë të mira njëri me tjëtrin./SHQIP.com