Lajme

AGK kundër emërimit të Aliut në KPM

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar pas zgjedhjes së Luljeta Aliu për anëtare të Komisionit të Pavarur të Medieve. 

“Votimi nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje e një avokateje publike të politikave të saj në Qeveri, tregon hapur intencën e partisë në pushtet për të vënë nën kontroll institucionet e pavarura mediale”, thuhet në reagim.

Sipas AGK-së, Komisioni i Pavarur i Medieve duhet të ruajë pavarësinë politike dhe partiake, për të kryer në mënyrë të pandikuar punën për monitorimin dhe rregullimin e skenës audio-vizuale në Kosovë.

“Emërimi i zonjës Aliu shkon në kundërshtim me këtë përpjekje, dhe mund t’i kontribuojë klimës anti-medie që kjo qeveri ka krijuar, në shumë raste në dy vitet e fundit”, thuhet tutje.

/Shqip.com