Lajme

AGK: Kameramani i RTK-së pësoi lëndime të rënda në kokë, sulmohet edhe ekipi i Klanit

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar pas sulmit të gazetarëve në Leposaviq, ku ka bërë të  ditur se kameramani i RTK-së, Bardh Bekteshi, ka pësuar lëndime të rënda në kokë e trup.

Përveç sulmit fizik ndaj Bekteshit, sipas AGK-së, atij i është thyer edhe kamera e xhirimit, teksa cak të sulmeve me gurë kanë qenë ekipet e Klan Kosovës, Dukagjinit, Tëvë1, KTV e RTK.

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, i bënë thirrje urgjente Policisë së Kosovës, dhe prezencës ndërkombëtare në këtë komunë, që t’u ofrojnë siguri gazetarëve dhe kameramanëve të cilët janë duke qëndruar në atë komunë”, thuhet në reagimin e AGK-së.

Tutje, AGK-ja e ka dënuar sulmin, teksa ka bërë të ditur se për të gjitha këto sulme që kanë ndodhur në veri, do të informohen organizatat ndërkombëtare që merren me sigurinë e gazetarëve dhe lirisë së mediave.

/Shqip.com