Sport Shqiptar

AGK-ja e dënon vendimin për mbylljen e Kuvendit të FFK-së për gazetarët dhe mediat

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës

Zgjedhjet për të parin e Federatës së Futbollit të Kosovës do të mbahen me 6 prill, por mediat nuk do të lejohen të marrin pjesë.

Lidhur me këtë ka reguar Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.

“AGK-ja kërkon nga FFK-ja të rishqyrtojë vendimin dhe të lejojë gazetarët dhe mediat të kryejnë punën e tyre duke mos u penguar”.

I vetmi kandiata për të parin e kësaj Federate mbetet Agim Ademi.

Teksa, paraprakisht kishte kandiduar edhe Gramoz Vokrri – të cilit iu refuzua kandidatura.

Në zgjedhjet e fundit – kur Ademi e kishte marrë këtë post në vitin 2018 – ai ka qenë kandidati i vetëm i propozuar, teksa kishte marrë 58 vota. /Shqip.com