Lajme

AGK-ja dënon presionet dhe fyerjet ndaj gazetarit Agim Ademi

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës

Gazetari i Grupit KOHA, Agim Ademi, ka raportuar sot në Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës një seri reagimesh publike fyese pas një shkrimi për shpenzimet e kryetarit të Shtimes, Qemajl Aliu.

AGK ka bërë të ditur se Ademi është quajtur nga zyrtari i lartë i Lëvizjes Vetëvendosjes në Shtime, Halil Kurtishi “argat i Klanit Pronto”.

“AGK-ja e konsideron këtë gjuhë të papranueshme dhe që rrezikon direkt sigurinë e gazetarit Ademi. AGK-ja e fton kryetarin Aliu që të distancohet nga presionet që po i bëhen gazetarit pas raportimeve të tij, që janë bazuar në dokumente që sigurohen me kërkesën në qasje në dokumente publike”, thuhet në njoftim./Shqip.com