Lajme

AGK: 65 për qind e gazetarëve në terren janë gra

65 për qind e gazetarëve në Kosovë që raportojnë në terren janë gra.

Kështu është bërë e ditur nga AGK-ja, bazuar në hulumtimin vjetor.

“Në Kosovë, sipas gjetjeve të fundit të hulumtimit vjetor të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, 65% e gazetarëve janë gra, andaj në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, AGK-ja, i falënderon të gjitha koleget gazetare për punën e palodhshme dhe guximin e treguar përgjatë vitit, duke raportuar nga terrene të ndryshme, shpesh duke e rrezikuar edhe vetën”, thonë nga AGK-ja.

Njëherësh, ju inkurajojmë që të mos hiqni dorë nga ushtrimi i profesionit, pavarësisht presionit që ndonjëherë e krijon opinioni publik, thuhet më tutje në reagimin e AGK-së.

/Shqip.com