Lajme

AGK: 2022-ta, vit sfidues për sigurinë e gazetarëve, kameramanëve e fotoreporterëve

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës u është shprehur mirënjohës për punën e palodhshme të të gjithë gazetarëve, kamermanëve dhe fotoreporterëve përgjatë vitit 2022. 

Sipas AGK-së, 2022 ka qenë një vit veçanërisht sfidues për sigurinë e gazetarëve, kameramanëve e foto-reporterëve, me mbi 30 raste të evidentuara sulmesh të formave të ndryshme. 

“2022 ka qenë një vit veçanërisht sfidues për sigurinë e gazetarëve, kameramanëve e foto-reporterëve, me mbi 30 raste të evidentuara sulmesh të formave të ndryshme.Falënderues dhe mirënjohës edhe për të gjithë kolegët që nuk ndaluan së raportuari edhe kur u tentuan të pengoheshin nga individë e grupe të caktuara të interest”, thuhet nga AGK-ja.

Po ashtu nga AGK-ja është bërë e ditur se këtë vit, AGK-së i janë shtuar edhe 13 kolegë ukrainas që kanë gjetur në Kosovë strehë dhe mundësi të vazhdimit të punës. 

/Shqip.com