Ekonomi Biznes

Agjensioni shtetëror i Punësimit të Malit të Zi viziton AKB

Një delegacion i Agjensionit të Punësimit të Malit të Zi i kryesuar nga Drejtori Gëzim Hajdinaga ka vizituar Aleancën Kosovare të Bizneseve të mërkurën.

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook nga Aleanca Kosovare e Bizneseve.

“Gëzim Hajdinaga, drejtor i Agjensionit të Punësimit të Malit të Zi tha se jem këtu për të kërkuar fuqi punëtorë sezonale për Mal të Zi i cili me procedurë të përshpejtuar deri të një vend pune të sigurt për sezon verore”, shkruan ndër të tjera AKB.

Postimi i plotë:

Agjensioni shtetëror i Punësimit të Malit të Zi viziton AKB

Një delegacion i Agjensionit të Punësimit të Malit të Zi i kryesuar nga Drejtori z. Gëzim Hajdinaga ka vizituar Aleancën Kosovare të Bizneseve.

Agim Shahini,Kryetar i AKB-ës e mirëpriti me bashkëpunëtorët ku u shpreh se ne jemi urëlidhës në mes bizneseve- punëdhënësve dhe punëmarrësve por edhe të institucioneve  ndërshtetërore të Kosovës dhe Malit të Zi.

Gëzim Hajdinaga, drejtor i Agjensionit të Punësimit të Malit të Zi tha se jem këtu për të kërkuar fuqi punëtorë sezonale për Mal të Zi i cili me procedurë të përshpejtuar deri të një vend pune të sigurt për sezon verore.

Me qe jemi në sezon dhe kaq shpejt është vështirë të bëjmë zgjedhje, por u  dakorduam që të koordinohemi për sezonin e ardhshëm që të punësojmë punëtorë nga Kosova në Mali të Zi.

/Shqip.com