Agjensioni shtetëror i Punësimit të Malit të Zi viziton AKB

Një delegacion i Agjensionit të Punësimit të Malit të Zi i kryesuar nga Drejtori Gëzim Hajdinaga ka vizituar Aleancën Kosovare të Bizneseve të mërkurën.
Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook nga Aleanca Kosovare e Bizneseve.
“Gëzim Hajdinaga, drejtor i Agjensionit të Punësimit të Malit të Zi tha se jem këtu për të kërkuar fuqi punëtorë sezonale për Mal të Zi i cili me procedurë të përshpejtuar deri të një vend pune të sigurt për sezon verore”, shkruan ndër të tjera AKB.
Postimi i plotë:
Agjensioni shtetëror i Punësimit të Malit të Zi viziton AKB
Një delegacion i Agjensionit të Punësimit të Malit të Zi i kryesuar nga Drejtori z. Gëzim Hajdinaga ka vizituar Aleancën Kosovare të Bizneseve.
Agim Shahini,Kryetar i AKB-ës e mirëpriti me bashkëpunëtorët ku u shpreh se ne jemi urëlidhës në mes bizneseve- punëdhënësve dhe punëmarrësve por edhe të institucioneve ndërshtetërore të Kosovës dhe Malit të Zi.
Gëzim Hajdinaga, drejtor i Agjensionit të Punësimit të Malit të Zi tha se jem këtu për të kërkuar fuqi punëtorë sezonale për Mal të Zi i cili me procedurë të përshpejtuar deri të një vend pune të sigurt për sezon verore.
Me qe jemi në sezon dhe kaq shpejt është vështirë të bëjmë zgjedhje, por u dakorduam që të koordinohemi për sezonin e ardhshëm që të punësojmë punëtorë nga Kosova në Mali të Zi.
/Shqip.com