Lajme

Agjenda për Ditën e Çlirimit

23 vjet nga çlirimi i Kosovës

Me rastin e 23 vjetorit të Ditës së Çlirimit të Kosovës, apo 24-vjetori i hyrjes së NATO-s në Kosovë, Ministria e Mbrojtjes ka publikuar agjendën e aktiviteteve për të shënuar këtë ditë.

Gjatë këtyre aktiviteteve e pranishme do të jetë edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Agjenda:

08:30 – Homazhe nga krerët shtetërorë te varri i presidentit Ibrahim Rugova;

08:40 – Homazhe nga krerët shtetërorë te varri i veprimtarit Adem Demaçi;

09:30 – Homazhe nga krerët shtetëror në Prekaz te varri i Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe Familjes Jashari;

10:30 – Nderim i krerëve shtetëror te Pllaka Përkujtimore e ushtarëve të rënë të NATO-s gjatë shërbimit në operacionin e KFOR-it në Kosovë;

11:20 – Performancë e Orkestrës Frymore të FSK-së dhe Togut Ceremonial të FSK-së – nga Sheshi “Skënderbeu” deri te Sheshi “Zahir Pajaziti”;

12:00 – Manifestimi Qendror “Nga Eksodi në Liri” te Treni Muze, në Bllacë të Hanit të Elezit, nën përkujdesjen e Presidencës së Republikës së Kosovës.

23 vjet më parë në Kosovë u vendosën 50 mijë ushtarë të NATO-s dhe bashkë me ta edhe administrata e përkohshme e Kombeve të Bashkuara.

Lexo edhe:
23 vjet nga çlirimi i Kosovës

Më 12 qershor 1999, pas 78 ditë bombardimesh të Aleancës Ushtarake Perëndimore të udhëhequr nga Amerika kundër caqeve ushtarake serbo-malazeze në Kosovë në Serbi dhe Mal të Zi, trupat e NATO-s hynë në Kosovë në misionin paqeruajtës KFOR, duke i dhënë fund luftës gati dyvjeçare midis popullsisë kryengritëse shqiptare të organizuar në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave okupuese ushtarake dhe policore serbo-malazeze./Shqip.com