Lajme

Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave tregon për dëmet pas reshjeve

Sheshi "Ibrahim Rugova" dhe "Skenderbeu".

Ditëve të fundit vendi ynë është përfshirë nga një mot i rënduar me reshje shiu e shkarkime rrufesh. Si pasojë edhe e rrebesheve, pati bllokim rrugës në disa qytete si Gjilani e Prishtina, por situata mbetet nën kontroll.

Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave thotë se nuk ka pasur dëme të mëdha.

Përgjegjësi për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Marrëdhënie me Publikun në Agjencinë për Menaxhim të Emergjencave, Nehat Koqinaj, se rajoni i Gjilanit dhe Prishtinës ka qenë më i godituri, ndërsa probleme janë evidentuar edhe në rajonin e Mitrovicës e Ferizajt.

“Reshje ka pasur në pjesën e Gjilanit në ditën e parë, rajoni i Gjilanit, pastaj rajoni i Prishtinës ose qyteti i Prishtinës është godit kryesisht nga një rrebesh i shpejtë në kuptimin kohor por sasi të mëdha dhe u panë si rezultat ku gypat ose infrastruktura përcjellëse nuk kishte mundësi për t’i përcjellë dhe mos të reflektonte në të kundërtën thjesht dalje nga puseta e cila nuk ishte rast vetëm në Prishtinë por ishte edhe në disa vendbanime të tjera, qoftë në Vushtrri, qoftë në Kushtovë pjesën e Mitrovicës, ose në Ferizaj, Junik e të tjera por fatbardhësisht që këto të reshura nuk kishin kohëzgjatje permanente të një periudhe kohore gjatë ditës e cila do të shkaktonte pasoja më të mëdha”, deklaroi ai për ‘KP’.

Koqinaj u shpreh se dëmet e identifikuara deri më tani janë më shumë të natyrës teknike, kryesisht infrastrukturës së grumbullimit të ujërave.

“Dëmet e identifikuara deri më tani janë më shumë të natyrës teknike që i bie pamundësinë e kapacitetit për të mbledh ujëra dhe përcjellë si në vendet ose lokacionet e planeve urbanistike, dhe këtu edhe një herë po bie në pah zhvillimi urban jashtë kontrollit sipas të gjitha gjasave dhe mos përmbajtja e masave e standardeve të paktën të qëndrueshme në kuptimin e ballafaqimit me situatën ose parashikimeve në kuptimin e rritjes së sasive ujorë në periudha të shkurta kohore”, deklaroi Koqinaj.

Sipas të dhënave të Agjencisë për Menaxhim të Emergjencave dhe Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës rreziku nga përmbytjet nuk ekziston, por AME thotë se kërcënimi është i përhershëm edhe në ditët në vijim nga rrebeshet.

“Parashikimet nga Instituti Hidrometeorologjik janë se lumenjtë nuk kanë pësuar ngritje të konsiderueshme por janë në kuotat normale dhe në ditët në vijim nuk pritet të ketë pësojë ngritje e cila do të rezultonte me përmbytje ose dalje nga shtrati. Pra rreziku nga përmbytjet nuk ekziston, por kërcënimi është i përhershëm edhe në ditët në vijim nga rrebeshet që mund të godasin lokalitete të caktuara nga zbrazjet eklektike të cilat krijohen në këto kushte moti dhe mund të bëjnë dëme nëse ato godasin jetë njeriu ose në jetë të cilën do çoftë. Pra erat e forta, rrebesh shiu dhe zbrazjet atmosferike kanë qenë dukuri dhe mund të na përcjellin edhe në ditët në vazhdim”, shprehet ai./SHQIP.com