Lajme

Agjencia për Informimi dhe Privatësi ndalon vëzhgimin me kamera në 59 biznese

Kamera

Agjencia për Informimi dhe Privatësi ka kryer inspektimin në 59 biznese, të cilët kanë keqpërdorur vënin e kamerave.

Sipas AIP-së, të njëjtit kanë aplikuar për vëzhgimin me kamera në kundërshtim me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, duke mos plotësuar kriteret e parapara me ligj.

“Në të gjitha rastet ku është gjetur se kontrolluesi ka instaluar sistemin e vëzhgimit me kamerë në kundërshtim me dispozitat ligjore, AIP ka nxjerrë vendim për ndalimin e përkohshëm të përpunimit të dhënave personale përmes vëzhgimit me kamerë dhe shkatërrimin e të dhënave të grumbulluara përmes këtij sistemi, deri në datën e pranimit të vendimit”, thuhet në njoftim.

AIP ndër të tjera ka thënë se vëzhgimi me kamerë mund të fillojë pas plotësimit të kritereve sipas dispozitave të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

“Në çdo rast, kur të njëjta biznese instalojnë sistemin e vëzhgimit me kamerë, pa plotësimin e kritereve ligjore, ndaj tyre do të ndërmerren masat sanksionuese, respektivisht do të shqiptohet gjobë”, thuhet ndër te tjera në njoftim./Shqip.com