Lajme Botë

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike: Centrali bërthamor Zaporizhzhia nën urdhrin rus

Foto nga AP

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike postoi të dielën në Twitter se rregullatori bërthamor i Ukrainës ka raportuar probleme komunikimi me stafin që operon në termocentralin bërthamor në Zaporizhzhia në Ukrainën juglindore, raporton CNN.

Autoritetet ukrainase i kanë thënë IAEA-s se stafi i rregullt vazhdon të operojë centralin, “por menaxhimi i uzinës tani është nën urdhrat e komandantit të forcave ruse që kontrollojnë vendndodhjen”.