Lajme

Agjencia Kadastrale përshpejton regjistrimin e pronave, i hap rrugë investimeve të FSK-së

Agjencia Kadastrale e Kosovës ka përshpejtuar regjistrimin e pronave duke hap rrugë për investime strategjike të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Kjo është bërë e ditur nga Agjencia Kadastrale e Kosovës përmes një njoftimi për media ku thuhet se kjo është bërë me kërkesën e Ministrisë së Mbrojtjes.

“AKK përshpejton regjistrimin e pronave në emër të Republikës së Kosovës duke u hap rrugë investimeve strategjike në FSK. Me kërkesë të Ministrisë së Mbrojtës dhe për arsye të interesit nacional strategjik, MMPHI përmes Agjencisë Kadastrale të Kosovës ka marr përsipër azhurnimin e parcelave të shpronësuara në Regjistrin e të Drejtave mbi Pronën e Paluajtshme”, thuhet në njoftimin e AKK-së.

Shpronësimi do të bëhet për interes publik të pronave të paluajtshme të pronarëve të cilat janë pjesë e projektit për ndërtimin e “Poligonit Kryesor të Trajnimeve’’ për nevoja të FSK-së.

“Poligoni përfshinë zonat Kadastrale: Babaj i Bokës, Shishman i Bokës, Popoc, Ponoshec, Çerret dhe Devë të Komunës së Gjakovës. Gjithsej janë përfshi 407 parcela”.

Madje është marrë vendim që të bëhet shpronësim i pronave të cilat gjenden në  brenda lokacionit të ish “Aeroporti i Gjakovës” për nevoja të realizimit të projekteve infrastrukturore të Ministrisë së Mbrojtjes për zonat zonat Kadastrale: Bec, Trakaniq dhe Janosh të Komunës së Gjakovës.

“Me qëllim të përshpejtimit të procedurave, elaborati i shpronësimit për këtë lokacion është punuar nga Agjencia Kadastrale e Kosovës dhe janë përfshi 24 parcela”.

Tutje, thuhet se të gjitha pronat janë bartur në emër të Republikës së Kosovës dhe me këtë veprim është hapur rruga për realizimin e projekteve strategjike të Ministrisë së Mbrojtjes përkatësisht Forcës së Sigurisë së Kosovës.

/Shqip.com