Lajme

Agjencia e Menaxhimit Emergjent me udhëzime pas paralajmërimeve për vërshime

Vërshimet

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme si dhe nesër mund të ketë reshje të dendura shiu të cilat mund të shkaktojnë edhe vërshime.

Lidhur me këtë paralajmërim, ka reaguar edhe Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka dhënë udhëzime për gatishmëri në nivel vendi

“Bazuar në paralajmërimin nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ( IHMK) për vërshime ne ditët ne vijim, dhe me qëllim të gatishmërisë së institucioneve dhe Strukturave për Mbrojtje Shpëtim dhe Ndihmë (SMSHN), Agjencia e Menaxhimit Emergjent udhëzon për ngritje të gatishmërisë në nivel vendi, për : 1. QOE 112- Qendrat Operative Emergjente 112 , 2. Njësitë Profesionale të Zjarrfikëse dhe Shpëtimit-NJPZSH si dhe Strukturat për Mbrojtje Shpëtim dhe Ndihmë –SMSHNJ , 3. Drejtoritë komunale për Mbrojtje dhe Shpëtim. 4. Dhe kapacitetet e subjekteve relevante në nivel lokal dhe qendrorë”, thuhet në paralajmërimin e AME-së.

Kujtojmë se sipas IHMK-së, reshjet do të jenë të përqendruara në pjesën perëndimore të vendit ndërsa nga nesër reshjet do e përfshijnë tërë vendin.

“Paralajmërimi për situatë specifikisht është i ndërlidhur bazuar në parashikim i cili njofton se, e huazuar nga prononcimi i IHMK-s ”nga sot pasdite (e hënë, datë.16/01/2023) dhe gjatë ditës së nesërme dhe pasnesërme (e martë e mërkure, datë.17-18/01/2023), pritet të ketë reshje me intensitet mesatarë deri në të lartë, të cilat do të jenë më të përqendruara në pjesën perëndimore dhe veriore të vendit, por gjatë ditës së nesërme ato do të përfshinë tërë vendin”.

Tutje, u tha se në Dukagjin (Gjakovë, Junik, Deçan, Pejë, Istog, Prizren, Klinë, Zubin Potok etj.), mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve, fillimisht atyre të vegjël me karaktere të rrëkeve të cilët zbresin prej viseve më të larta malore, duke pasur potencial për shembje apo rrëshqitje të dherave.

/Shqip.com