Agim Zeka i ndan rrugët me Dritën

Nuk do të jetë pjesë e Dritës.
Agim Zeka i ka ndarrë rrugët me “intelektualët”.
Këtë lajm e ka konfirmuar vet skuadra nga Gjilani përmes një postimi në Facebook, ku ndër të tjera thuhet se “klubi ynë ka mbyllur marrëveshjen me pajtim të dy anshëm, për çka falënderojmë futbollistin për kontributin dhe bashkëpunimin”.
Zeka i ishte bashkuar Dritës në afatin kalimtar të verës me bujë të madhe, pasi paraprakisht kishte luajtur në elitën e futbollit austriak.
Por, në këtë skuadër, ai nuk arriti që të lë shenja, madje shumë ndeshje i shikoi nga stoli.
Ky është edhe largimi i parë në këtë afat kalimtar të kësaj skuadre, teksa ende nuk kanë zyrtarizuar ndonjë transfer të ri.
Drita, mbetet një nga skuadrat favorite për të dalë kampione në Superligë.
Ky ekip gjendet në vendin e dytë, me 34 pikë të grumbulluara, vetëm një pak se Gjilani që është lider.
Deri më tani, Drita ka arkëtuar dhjetë fitore, katër barazime dhe vetëm katër humbje. /Shqip.com