Lajme

Agim Vinca tregon pse nisi peticioni për gjuhën shqipe

Agim Vinca, profesor universitar
Agim Vinca, profesor universitar

Një grup intelektualësh në Shqipëri, ku renditen: Rexhep Qosja, Fatos Tarifa, Bamir Topi, Xhevat Lloshi, Pëllumb Xhufi etj., i kanë kërkuar mediave që të ndërhyjë në një fenomen që po shikohet në ekranet shqiptare.

Ndalimi i tyre sipas iniciatorëve synon që ta mbrojë gjuhën dhe kulturën shqipe, sidomos nga pellazgologëve.

Lexo edhe:
Qosja, Xhufi, Tarifa dhe disa intelektualë të tjerë me peticion: Largoni sharlatanët nga ekranet, shkelin edhe gjuhën shqipe

Agim Vinca, profesor, një nga nënshkruesit e peticionit, ka thënë se disa persona po dalin në ekrane me “dije të zymta” dhe po kontestojnë albanologët që janë kredibilë.

“Ky peticion ka dy mesazhe për mendimin tim, e para është gjendja e gjuhës shqipe në jetën tonë në përgjithësi, në sistemin arsimor, ne institucione. Sharlatan është për disa të quajtur shkencëtarë që kanë dalur viteve të fundit që kontestojnë rezultatet kryesore të Eqrem Çabejt dhe albanologeve të tjerë. Jo pse këta janë të paprekshëm e të pagabueshëm por sepse këta paraqiten me dije shumë amatoreske, shumë të gjymta”, ka thënë ndër tjerash Vinca.

/Shqip.com