Ekonomi Biznes

Agim Shahini rizgjidhet kryetar i AKB-së

Sot është mbajtur Kuvendi i VIII zgjedhor i Aleancës Kosovare të Bizneseve.

Në këtë kuvend është rizgjedh për një mandat katër vjeçar, kryetari aktual, Agim Shahini, si dhe nëntë anëtarë të Bordit Drejtues me këtë përbërje: Ahmet Kuqi, Arianit Koci, Xhevdet Rexhepi, Shkëlzen Jusaj, Suat Berisha, Gani Ferizi, Aziz Tafaj dhe Isak Tusha.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie nga Aleanca Kosovare e  Bizneseve.

Njoftimi i plotë i AKB-së:

Është mbajtur Kuvendi i VIII zgjedhor i Aleancës Kosovare të Bizneseve ku Agim Shahini është rizgjedhur Kryetar i AKB-ës.

Nga 163 delegatë të Kuvendit prezent ishin 153, ku votuan kryetarin edhe për një mandatë 4 vjeçarë dhe zgjedhën Bordin drejtues të AKB-ës prej 9 anëtarëve: Ahmet Kuqi, Arianit Koci, Xhevdet Rexhepi, Shkëlzen Jusaj, Suat Berisha, Gani Ferizi, Aziz Tafaj dhe Isak Tusha.

Kryetari dhe Bordi janë zgjedhur për mandatin 2022-2026.

/Shqip.com