Lajme

Agim Aliu ndalon përdorimin e veturave zyrtare pas orarit

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu.

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, vendimin e parë të mandatit e ka marrë për ndalimin e përdorimit të veturave zyrtare pas orarit, përcjell Shqip.com.

Përmes njoftimit, Komuna ka bërë të ditur se përdorimi i veturave zyrtare është ndaluar edhe për gjatë fundjavave.

Sipas Komunës, ky vendim është marrë me qëllim të mbajtjes së disiplinës së aseteve komunale dhe kursimin e parasë publike.

“Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ndër vendimet e para që mori sot, ishte vendimi për ndalimin e përdorimit të veturave zyrtare të Komunës së Ferizajt, pas orarit zyrtar, përkatësisht dhe fundjavave.

Ky vendim, përkatësisht kjo masë ndërmerret me qëllim, mbajtjen e disiplinës në përdorimin e aseteve komunale, ekonomizimin e shpenzimeve dhe për rrjedhojë edhe kursimin e parasë publike”, thuhet në njoftimin e Komunës./SHQIP.com