Sport Shqiptar

Agim Ademi zhvillon mbledhje urgjente, Giresse pritet të shkarkohet nga drejtimi i Kosovës

Alan Giresse pritet të shkarkohet sot nga posti i trajnerit të Pwrfasqwsueses së Kosovës.

Burime për Klan Kosova mësojnë se lidhur me këtë çështje kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, do të thërrasë mbledhje urgjente nga ora 12:00.

Shkarkimi i Giresset vjen pasi Kosova ka grumbulluar vetëm tri pikë nga katër ndeshjet e para kualifikuese për Kampionatin Evropian, duke i zbehur së tepërmi gjasat për kualifikim.

Kosova së fundmi u mund nga Bjellorusia me rezultat 2:1.

/Shqip.com