Sport Shqiptar

Agim Ademi takohet me kreun e UEFA-s, Çeferin

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi është takuar sot me kreun e UEFA-s, Aleksander Çeferin në zyrën e këtij të fundit.

Shtëpia e futbollit kosovar njofton se kreu i shtëpisë së futbollit evropian e shprehu interesimin e tij për futbollin në Kosovë dhe për projektet e reja, si dhe për raportet e FFK-së me institucionet e vendit.

Presidenti Çeferin, shton FFK-ja, gjithashtu e shprehu interesimin e tij për t’u informuar edhe mbi rezultatet e ekipeve kombëtare të Kosovës, progresin e infrastrukturës së futbollit, si dhe për vërshimet e fundit në disa pjesë të Kosovës.

Slloveni ndër të tjera ka paralajmëruar se do ta vizitojë Kosovën.

Nga ana e tij, kreu i FFK-së ia prezantoi presidentit Çeferin të gjitha projektet dhe arritjet e fundit në futbollin kosovar, ndërsa e falënderoi atë për mbështetjen dhe interesimin për ta ndihmuar futbollin kosovar.

/Shqip.com