Sport Shqiptar

Agim Ademi shpalos programin e tij për mandatin e ri të FFK-së – krahason Kosovën me Brazilin

Agim Ademi

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi shpalosi programin e tij për mandatin e ri në prag të zgjedhjeve të FFK-së.

Ai, në konferencën e mbajtur për media të shtunën theksoi për të arriturat e Përfaqësueses së Kosovës.

Madje nuk hezitoi duke krahasuar Kosovën me Brazilin në bazë të 15 ndeshjeve pa humbje, po ashtu duke pohuar se qëllim kryesor e kishin kualifikimin në Euro 2020.

“Si pikë qendrore edhe si pikë më e ndritura, si krenaria jonë e futbollit tashmë është kombëtarja jonë. E thash edhe një herë, është ekipi i cili i ka bërë 15 ndeshje pa humbje, dhe mund të them, me bo një krahasim për këtë kohë, vetëm Brazili dhe Kosova i ka bo këto kaq ndeshje pa humbje”, tha Ademi.

Kualifikim ky, për të cilin i pari i federatës u zotua se do bëhet maksimumi dhe se tani do synojnë të korrin këtë sukses përmes “UEFA Nations League”.

Përndryshe, në garën për kryetar të FFK-së kandidat ishte edhe Gramoz Vokrri, djali i legjendës Fadil Vokrri, por që KE e shpalli të pavlefshëm kandidaturën e tij.

Zgjedhjet mbahenmë 6 prill të këtij viti, siç i kishte caktuar Komiteti Ekzekutiv. /Shqip.com