Lajme Një ditë më parë - ai e demantoi sulmin - ndaj zyrtarit të FFK-së

Agim Ademi – në mbajtje për 48 orë

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi

“Dramat” në Federatën e Futbollit të Kosovës po vazhdojnë.

I pari i kësaj federate, Agim Ademi është dërguar në mbajtje.

Për Shqip.com – këtë lajm e ka konfirmuar Policia e Kosovës.

Në përgjigjen e dhënë nga Policia thuhet se “me datën 16.03.2022 rreth orës 14:00, kemi pranuar informatën për një rast sulmi, i cili ka ndodhë në zyrat e FFK-së. Lidhur me këtë rast aktualisht në stacion policor është duke u intervistuar pala ankuese. Për detaje njoftoheni me kohë”.

Po ashtu – Policia shtoi se “lidhur me këtë rast janë intervistuar disa persona, njëri nga ta në cilësinë e personit të dyshuar.  Në koordnim me prokurorin e shtetit, rasti është iniciuar sulm dhe personi i dyshuar është dërguar në mbajtje”.

E gjithë kjo “zhurmë” po ndodh – para zgjedhjeve të FFK-së, që do të mbahen me datë 6 prill.

Deri më tani kandidatë zyrtarë për ulësen e kryetarit janë Agim Ademi dhe Gramoz Vokrri. /Shqip.com